Apeli i posaçëm e la në burg, reagon sërish Erion Veliaj

Date:

Share post:

Nuk i “dorëzohet” drejtësisë, por vijon të sulmojë SPAK-un.
Pas vendimit të Apelit të Posaçëm që la në fuqi vendimin e GJKKO-së, kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka reaguar përmes një mesazhi publik, ku e cilëson këtë proces si një padrejtësi dhe sulm të qëllimshëm ndaj tij.
Ai shprehet se vendimi nuk ishte ai që do të kishte dëshiruar, por ai që kërkonin ata që e shohin si një armik të betuar.
Në mesazhin e tij, ai flet për një “kurth” të ngritur ndaj tij, duke përmendur përgjimet e bisedave me gruan dhe vëllain nga burgu, të cilat, sipas tij, janë shndërruar në një dosje të re. Veliaj e krahason këtë situatë me një “ëndërr të keqe” ose një “film sovjetik”, ku sigurimi ndjek individin deri në poshtërim. Megjithatë, ai shton se nuk është as ëndërr dhe as film, por një realitet i dhimbshëm.

Duke përmendur avokatin amerikan të siguruar nga vëllai i tij, Veliaj deklaroi se Joshua Roberts nuk arrinte të kuptonte arsyet e arrestimit të tij. Po ashtu, ai tregon se i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por e krahason këtë veprim me një letër në shishe të hedhur në det, pa e ditur nëse do të marrë ndonjë përgjigje.

Pavarësisht situatës, Veliaj thekson se nuk e konsideron këtë si fundin e betejës së tij dhe premton se do të vazhdojë luftën për drejtësi deri në fund.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skandali me videot intime, Prokuroria e Tiranës merr në dorë hetimet! Adi Hila prishi hard disk-un e kamerës: Mendova se ishte hakuar

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Çështja do...

Muratori shqiptar vdes në punë/ Sindikatat protestojnë, komuniteti shqiptar në zi

Tommaso Torri Prokurorja Sara Posa ka urdhëruar autopsinë e trupit të Saim Myrtajt, muratorit 59-vjeçar shqiptar që vdiq të...

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar...

Bordi ul me nga 3 lekë çmimin e karburanteve! Nga ora 11:30 nafta shitet 210 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka ulur me nga 3 lekë çmimin e naftës dhe të benzinës. Nga ora 11:30...