Një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një shtyllë të vendosur përgjatë rrugës, duke shkaktuar lëndime për bashkëshortët rreth 57 vjeç.

Edhe pse rruga në këtë zonë është asfaltuar së fundmi, shtylla nuk është zhvendosur, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve. Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin se ky nuk është rasti i parë i një aksidenti të tillë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të shmangur ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Policia pasi shkoi në vendngjarje po heton rrethanat e aksidentit.
©️zërionline


