Zanfilla e heshtjes/ Gruaja e Sokratit dhe historia e saj

Date:

Share post:

Kush do ta kishte menduar se filozofi i madh Sokrat, i njohur për mençurinë dhe fjalët e fuqishme, jetonte në një mjedis të mbushur me britma, përbuzje dhe armiqësi nga bashkëshortja e tij?

Kjo grua, e përshkruar si autoritare, me gjuhë të mprehtë dhe karakter të fortë, e detyronte Sokratin të largohej nga shtëpia në agim dhe të kthehej vetëm pas perëndimit të diellit. Megjithatë, Sokrati dikur tha për të:

“I jam borxhli gruas. Pa të, nuk do të kisha mësuar se mençuria qëndron në heshtje dhe lumturia në gjumë.”

Ai shtoi gjithashtu: 

“Më janë dhënë tre fatkeqësi: gjuha, varfëria dhe gruaja ime. Të parën e munda me përkushtim, të dytën me kursim, por të tretën, nuk e munda kurrë.”

Një ditë, ndërsa Sokrati qëndronte me nxënësit e tij, gruaja filloi ta ofendonte me zë të lartë, si zakonisht. Këtë herë, ajo shkoi edhe më tej. I hodhi një enë ujë mbi kokë. Sokrati, duke fshirë fytyrën i qetë, tha me humor: 

“Pas bubullimave, duhet të prisnim shi.”

Por heshtja e tij nuk ishte një dënim për të, por një fuqi që e përjashtonte nga grindjet. Në fund, ajo heshti përgjithmonë, e mundur jo nga burri i saj, por nga vetja.

Ndoshta ajo nuk ishte grua e keqe, por thjesht një grua e injoruar nga heshtja e Sokratit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/ Aksident i rëndë automobilistik, plagosen 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6-45 min në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen...

Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Merr fund kriza politike në Kosovë. Pas një periudhe ngërçi dhe negociatash mes forcave politike, Justina Shiroka-Pula është...

Cristiano Ronaldo flet për herë të parë pas largimit nga kombëtarja Portugalisë

Përplasja brenda Kombëtares së Portugalisë ka marrë një tjetër dimension pas rrëfimit të kapitenit, i cili ka vendosur...

Hollywood-i hyn në një epokë të re, Paramount merr Warner Bros

Bota e Hollywood-it hyn në një epokë të re. Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht marrjen e Warner Bros...