Tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan: Viktima, papërgjegjshmëri dhe hetime intensive

Date:

Share post:

Një zjarr shkatërrues në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar të paktën 59 viktima, kryesisht të rinj, ndërsa mbi 155 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 20 janë në gjendje kritike. Autoritetet konfirmojnë se disa persona janë arrestuar, përfshirë pronarin e lokalit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu pas ndezjes së fishekzjarreve brenda ambienteve të diskotekës, duke përfshirë shpejt kulmin dhe të gjithë objektin, i cili më herët ka shërbyer si depo qilimash. Në momentin e tragjedisë, sipas mediave lokale, në diskotekë ndodheshin rreth 500 persona, ndërsa sipas Ministrit të Brendshëm, Panço Toshkovski, janë shitur rreth 250 bileta.

Ministri Toshkovski konfirmoi se të gjitha trupat e viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe shumica janë identifikuar. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se të plagosurit në gjendje kritike mund të transferohen për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Turqi.
Sipas raportimeve, viktimat janë kryesisht të moshës 14 deri në 26 vjeç, ndërsa ende ka persona që konsiderohen të zhdukur. Mediat lokale raportojnë se mes viktimave mund të jenë edhe dy nga anëtarët e grupit muzikor i cili po performonte natën e kaluar në klub, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë ofruar ndihmë të menjëhershme për përballimin e pasojave të kësaj tragjedie. Ndërkohë, autoritetet maqedonase po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e sakta të zjarrit.
Ngjarja ka tronditur Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin, ndërsa opinioni publik kërkon përgjigje mbi masat e sigurisë në lokalet e natës dhe përgjegjësinë e pronarëve për mbajtjen e ambienteve të sigurta për jetën e të rinjve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...