Kontrabada e naftës nga Kosova, Arrestohet 39-vjeçari

Date:

Share post:

Diferenca e çmimit dhe rritja e fitimit nxisin rastet e kontrabandës nê pikat kufitare dhe jo vetëm në vend.
Një sasi prej rreth 1.2 tonë nafte e futur kontrabandë nga Kosova është sekuestruar nga Policia Kufitare në Kukës, ndërsa drejtuesi i automjetit që e transportonte është arrestuar në flagrancë.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në kuadër të monitorimit të kufirit jeshil për parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Gjatë kontrolleve në rrugën rurale Pakisht-Kukës, policia ndaloi një furgon që drejtohej nga shtetasi V. S., 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës. Pas verifikimeve, rezultoi se në brendësi të furgonit ndodhej rreth 1.2 tonë naftë e futur në mënyrë të paligjshme nga Kosova, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore.

Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Policia Kufitare vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Cristiano Ronaldo flet për herë të parë pas largimit nga kombëtarja Portugalisë

Përplasja brenda Kombëtares së Portugalisë ka marrë një tjetër dimension pas rrëfimit të kapitenit, i cili ka vendosur...

Hollywood-i hyn në një epokë të re, Paramount merr Warner Bros

Bota e Hollywood-it hyn në një epokë të re. Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht marrjen e Warner Bros...

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...