Pas Rea’s, edhe AIBA/ Alarm në Durrës: Konfirmohet një vatër e re e gripit të shpendëve (H5N1) Urdhri: Shpendët të lëvizin vetëm pas testit PCR

Date:

Share post:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon një rast të ri të gripit të shpendëve (H5N1) në Durrës. Rasti i ri i influencës aviare (H5N1) me patogjenitet të lartë u konstatua, në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh, te “AIBA”, në të njëjtin fshat ku u konstatua dhe më parë, por te kompania Rea’s, në fshatin Maliq Muço, Rrashbull, Durrës.  

Shërbimi veterinar rajonal, së bashku me përfaqësues të Ministrisë, kanë kryer një inspektim në subjektin e prekur, ku kanë konstatuar ngordhjen e 1,848 shpendëve. Mostrat e marra u analizuan në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i cili konfirmoi praninë e virusit. Si pasojë, u mbajt një takim emergjent i Qendrës Kombëtare të Krizës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria për Pushtetin Vendor dhe Instituti i Shëndetit Publik. Jo zyrtarisht, deklarohet se janë mbi 60 mijë pula te ngordhura të cilat kanë nisur të groposen.

Për të frenuar përhapjen e virusit, janë vendosur masa kufizuese sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 240, datë 9.3.2025. Konkretisht:  

– Ndalohet tregtimi dhe lëvizja e shpendëve të gjallë në mjedise të hapura dhe tregje të kafshëve të gjalla në Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.  

– Lëvizja e shpendëve drejt thertoreve lejohet vetëm pas testit PCR dhe me autorizim zyrtar.  

Ekipet e Shërbimit Veterinar Rajonal kanë monitoruar deri më tani 211 ferma dhe kanë kontrolluar 2,958 shpendë për të vlerësuar përhapjen e sëmundjes. Gjithashtu, Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të vlerësuar rrezikun për shëndetin e njerëzve.  

Apel për vigjilencë  

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve dhe shpendërritësve të zbatojnë masat e biosigurisë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin e gjelbër 08003366 ose në emailin info@akvmb.gov.al.  

Urdhrat e Ministrisë Nr. 200, datë 3.3.2025, dhe Nr. 240, datë 9.3.2025, mbeten në fuqi, duke përcaktuar masa të rrepta për parandalimin dhe kontrollin e influencës aviare në zonat e prekura. Shërbimi veterinar po vijon monitorimin intensiv në fermat familjare dhe objektet e tjera të mbarështimit të shpendëve.  

Ministria thekson nevojën për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Gripi i shpendëve konsiderohet i rrezikshëm, pasi mund të prekë dhe njerëzit. Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara, si dhe përmes mishit ose vezëve të pagatuara, por, sipas specialistëve, nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë, mbi 70 gradë celcius.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Cristiano Ronaldo flet për herë të parë pas largimit nga kombëtarja Portugalisë

Përplasja brenda Kombëtares së Portugalisë ka marrë një tjetër dimension pas rrëfimit të kapitenit, i cili ka vendosur...

Hollywood-i hyn në një epokë të re, Paramount merr Warner Bros

Bota e Hollywood-it hyn në një epokë të re. Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht marrjen e Warner Bros...

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...