Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi më 14 mars një urdhër ekzekutiv që ndërpret financimin për Radio Free Europe/Radio Liberty (RFE/RL) dhe mediat e tjera të mbështetura nga qeveria amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës. Ky vendim ka sjellë ndërprerjen e transmetimeve të Radios Europa e Lirë dhe emisionit “Ditari” të VOA në shqip që transmetohej çdo ditë nga Washington DC.Kjo masë ka shkaktuar shqetësime në Evropë, veçanërisht në Çeki, ku ka selinë RFE/RL. Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavský, deklaroi se do të kërkojë nga kolegët e tij të BE-së që të shqyrtojnë mundësinë e mbështetjes për këtë organizatë.“A shohim vlerë në një organizatë të tillë, që transmeton për vende si Rusia, Bjellorusia dhe Irani? Nëse po, çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për ta mbajtur këtë shërbim?” – tha Lipavský në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.Presidenti dhe CEO i RFE/RL, Stephen Capus, paralajmëroi se ky vendim është “një dhuratë për armiqtë e Amerikës”, duke i lënë vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore pa një burim të besueshëm informacioni.Ndërkohë, ish-drejtori i rajonit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, e quajti këtë zhvillim “një kapitull të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”.



