Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë çantën një gruaje në rrugë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku shtetasi Ilir Biba, 44 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se i ka marrë çantën një 54-vjeçareje. Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore organizuan punën për kapjen e autorit dhe brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur arrestimin e tij.


Çanta e grabitur u sekuestrua si provë materiale, por ende nuk dihet se kur do t’i kthehet gruas që iu vodh, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.


