Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë ku duket se automjeti ku ndodheshin katër të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhatë në rrugë në sensin e drejtë dhe kanë vijuar udhëtimin kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.
Sipas dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, ai ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore, i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta. Ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Nuk ka qene i pranishem kur makina e viktimave u pwrplas me betonierën.
Ai ka deklaruar se harroi të ndezë bllokazhin e makinës kur u largua.
Në dëshminë e parë shoferi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka thënë që ka qenë në lëvizje, më pas në dëshminë e dytë ka dhënë variantin e mësipërm. Ndërkohë ka dyshime që këtij të fundit i është prishur betonierja dhe më pas i është fikur dhe nuk ka ndezur asnjë dritë bllokazhi dhe nuk ka vendosur as sinjalistikë në rrugë, trekëndëshin që vendoset në rast defektesh kur ngel makina në rrugë.
Grupi hetimor dyshon se përplasja ka qenë e fortë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushëpamjes për shkak se mjeti ka parakaluar dhe nuk e ka parë betonierën e ndaluar, sepse ka qenë errësirë dhe drejtuesi i betonierës nuk ka vendosur asnjë sinjalistikë.
Bazuar në ekspertizën e kryer nga grupi hetimor, kur është përplasur me betonierën, mjeti ku ndodheshin 4 të rinjtë ka qenë më shpejtësi rreth 140 km në orë.
©️zërionline


