Përkujtohet 7 prilli i Rezistencës Antifashiste

Date:

Share post:

U përkujtua, sot, në Durrës 86-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare. Autoritete vendore, familjarë të veteranëve dhe të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939.

Ilda Ulqinaku, Mbesa e Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku vlerësoi këtë përkujtim e nderim të përvitshëm.

86 vjet më parë, kur trupat fashiste zbarkuan në Durrës, u pritën me armë, duke rezistuar, pavarësisht mungesës së armatimit dhe numrit të vogël. Lufta u zhvendos në rrugët e qytetit, por rezistenca u thye nga goditjet e artilerisë së rëndë.

Përtej së kaluarës së përgjakshme, dy vendet tona, Shqipëria dhe Italia kanë ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi, veçanërisht në fushat ekonomike, sociale dhe kulturore.
Sot, në Durrës jeton një komunitet i integruar italianësh, ashtu si dhjetëra mijëra shqiptarë kanë ndërtuar jetën e tyre në Italinë fqinje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...