Të përfundosh në azil nuk është turp, por një nevojë njerëzore

Date:

Share post:

Reflektim mbi rastin e aktores së madhe Tinka Kurti

Tinka Kurti është 92 vjeçe. Ajo ka humbur bashkëshortin vite më parë, si dhe djalin e saj të vetëm, Zefin, në vitin 2018. I biri u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare nga një atak kardiak teksa jetonte me familjen në Kanada. 

Për një nënë, kjo është një plagë që nuk mbyllet kurrë. Kur përditshmëria zbrazet nga njerëzit e dashur, ndihma profesionale, shoqëria e përditshme, kujdesi dhe rutina e një qendre për të moshuar nuk janë dështim, janë formë mbijetese dhe dinjiteti.

Në vend që të dramatizojmë këtë moment, duhet të mësohemi të pranojmë se në moshë të thyer, shumë të moshuar, qofshin njerëz të thjeshtë apo figura të mëdha publike, kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, për përkujdesje shëndetësore dhe për praninë e dikujt që t’u rrijë pranë, qoftë staf profesional apo të afërm. Sistemi i azileve nuk është një vend “harrese”, por mund të jetë një strehë dinjitoze, kur përjeton humbje dhe vetmi.

Në këtë moshë, me një shëndet që i është përkeqësuar, ajo vetë është shprehur se ka kaluar kohë të vështira. Dhe në vend që ta mëshirojmë, duhet të tregojmë respekt për kurajon e saj, për vendimin për të qenë në një vend ku ka përkujdesje, dhe mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ka jetuar dhe përballuar dhimbjet më të mëdha të një jete.

Ndoshta ky rast duhet të na shërbejë si moment reflektimi si shoqëri: të mos e lidhim strehimin në azil me braktisjen, por me të drejtën për kujdes të merituar në moshë të thyer, veçanërisht për ata që na kanë dhënë kaq shumë si Tinka Kurti. Ajo është dhe do të mbetet një ikonë e artit tonë, pavarësisht vendndodhjes së saj fizike. Kujtimi, vlerësimi dhe dashuria për të nuk kufizohen me një adresë.
Jetofsh bukur dhe shëndetshëm Tinka Kurti! Ke mirënjohjen dhe nderimin e një kombi. 

Vali Qyrfyçi 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...