Pas 7 prillit antifashist, mbërrin flota italiane në Durrës. Mesazh miqësie dhe bashkëpunimi

Date:

Share post:

Porti i Durrësit është bërë këtë javë mikpritës i një eventi të veçantë ndërkombëtar, me ankorimin e tri anijeve italiane që sjellin jo vetëm prezencë detare, por edhe mesazhe të fuqishme bashkëpunimi, kulture dhe solidariteti.

Anija historike “Amerigo Vespucci”, e ndërtuar në vitin 1931 dhe e njohur si një nga më të bukurat në botë, hapi ceremoninë zyrtare të mbërritjes. Me siluetën e saj të hijshme dhe velat tradicionale, ajo është kthyer në një simbol të trashëgimisë detare italiane.

Komandanti i velierës, Sink Giuseppe Lai, deklaroi se “Vespucci” ndodhet në një tur ndërkombëtar që nisi më 1 korrik 2023 dhe ka ndaluar në 35 porte të pesë kontinenteve. Ai theksoi se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane përfshin 12 ministri, duke e kthyer udhëtimin në një promovim të gjerë të Italisë, që nga mbrojtja e deri te kultura dhe arsimi. Durrësi është ndalesa e parë në një tur të ri mesdhetar që nisi në Trieste, dhe për komandantin Lai, ky rikthim është i mbushur me emocione dhe kujtime të mikpritjes shqiptare.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, e cilësoi anijen “Vespucci” si një “ambasadë lundruese të kulturës dhe bukurisë italiane”. Sipas tij, prania e saj në Shqipëri në këtë moment simbolik përforcon frymën e bashkëpunimit dypalësh, në një vit ku Tirana mban titullin e kryeqytetit të kulturës mesdhetare. “Duhet të lundrojmë bashkë për t’ia dalë mbanë,”- tha Alberti.

Po sot, Forca Detare Shqiptare mori në dorëzim zyrtarisht anijen patrulluese “Libra”, një dhuratë nga qeveria italiane e cila u përdor dhe për sjelljen e emigrantëve të parë nga Italia në kampet e Gjadrit në Lezhë. Kundëradmirali Adnan Agastra theksoi se kjo anije moderne do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet për kontrollin dhe mbrojtjen e ujërave territoriale.

Një tjetër prani simbolike në port është edhe katamarani “Lo Spirito di Stella”, i pari në botë i përshtatur për personat me aftësi ndryshe. Kapiteni Stefano Loci tha se kjo është vizita e parë në Durrës, ndërsa tregoi historinë frymëzuese të ndërtimit të anijes nga Andrea Stella, i cili mbeti i paralizuar pas një aksidenti dhe vendosi të promovojë aksesin për të gjithë përmes lundrimit. Deri më tani, mbi 5 mijë persona me aftësi ndryshe kanë udhëtuar me këtë anije, në një tur rreth botës që nisi së bashku me “Vespuccin” dhe do të përfundojë në qershor në Genova.

Amerigo Vespucci” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në datën 10 prill, ndërsa “Libra” do të jetë e ankoruar në Port deri më 21 prill. Të tri anijet janë vendosur në kalatat 4 dhe 5, duke ofruar për qytetarët dhe turistët një spektakël unik detar, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që i bashkojnë vendet përmes detit: solidaritetin, dijen dhe kulturën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...