Gara e 11 majit, Basha padit kandidatin e Berishës në Durrës, Arjan Ndoja

Date:

Share post:

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK kandidatin për deputet të Sali Berishës në qarkun e Durrësit, ish-prokurorin Arian Ndoja. Në kallëzimin e paraqitur, Koalicioni Euroatlantik kërkon nisjen e hetimeve ndaj Ndojës për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, sipas Koalicionit Euroatlantik, Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si edhe sipas tyre ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin e zgjedhësve dhe ndikimin në votë.

“Zgjedhjet e 11 majit duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë, të ndershme dhe larg ndikimit të grupeve të strukturuara kriminale apo formave të blerjes së votës”, thuhet në kallëzimin zyrtar.

Sipas kallëzuesve, këto dyshime bien ndesh me objektivat e Strategjisë së Hetimit për Krimin Zgjedhor të miratuar nga vetë SPAK, e cila përfshin hetimin aktiv të rasteve të presionit, kanosjes apo përfshirjes së elementëve kriminalë në procesin elektoral.

Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal, të kryejë hetimet e nevojshme dhe të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor përmes veprimit të shpejtë dhe të vendosur.

/Pamfleti

spot_img

Artikuj të lidhur

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...