Identifikohet një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit të Berishës 

Date:

Share post:

Opozita: Sulm i urdhëruar nga Rama. Balla: Keqardhje që hidhet helm për publikun

Policia e Shtetit ka identifikuar një prej tre autorëve që sulmuan mëngjesin e së mërkurës Sokol Mëngjesin, avokatin e Sali Berishës. Këtë e konfirmoi në një reagim zyrtar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, që hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës se sulmi ishte urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllim vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, tha Balla.

Reagimi i ministrit të Brendshëm erdhi pasi më herët në një deklaratë për median doli zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo e cila akuzoi Edi Ramën si njeriun që urdhëroi sulmin ndaj Sokol Mëngjesit.

“Sot në mëngjes, tre banditë, të urdhëruar nga Edi Rama, kanë sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar në një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani”, tha ajo.

Avokati Sokol Mëngjesi u godit me sende te forta, leva nga tre persona të veshur me të zeza dhe kapele. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mëngjes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, menjëherë pasi kishte lëndë djalin e tij në kopësht. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se ka pësuar fraktura në kokë.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....