Ja stacionet e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë

Date:

Share post:

Hekurudha Durrës – Tiranë një projekt i rëndësishëm kombëtar, punimet e së cilës deklarohet se janë kryer në masën 70% pritet të përfundojë në mars të viti të ardhshëm. Sipas parashikimeve, koha e udhëtimit në linjën Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese që paraqesin nevojën për rikonstruksion. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë deri te Bulevardi i Ri. Ndërkohë stacioni i 11-të është menduar të shtrihet në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja”- Bulevardi i Ri.

Linja hekurudhore është e gjatë 39 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë euro. Treni i linjës Durrës-Tiranë do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet të jetë 100 km /orë. 

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...