Si u zbuluan dy punonjësit e policisë që sulmuan krerët e Policisë së Shtetit përmes portalit informativ  

Date:

Share post:

Në shënjestër drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit 

Specialistët për krimet kibernetike kanë mundur të zbulojnë se kush qëndronte pas portalit që prej pak muajsh po godiste drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe vetë veprimtarinë e agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ishin specialistët e hetimit të krimeve kibernetike në policinë e Shtetit që mundën të zbulojnë përmes gjurmimit të IP-ve vendndodhjen dhe personat që fshiheshin pas portalit shqipnews.info që po denigronte figurën e krerëve të policisë. Ka mjaftuar antikrimi kibernetik për gjetjen e gazetarit që publikonte në anonimitet shkrimet për të çuar në zbardhjen e rastit. Më pas deklarimet në polici të dy të arrestuarve kanë hedhur dritë mbi rastin që çoi në pranga punonjësen e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Regina Omeri 34 vjeçe dhe gazetarin Ervis Hasanaga 35 vjeç, ndërsa në kërkim është  shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.

Selimi përmes portalit që kishte hapur me vartësen e tij, Omerin dhe gazetarin Hasanaga publikonte shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke dëmtuar rëndë imazhin e tyre. Qëllimi ishte denigrimi i tyre në publik përmes lajmeve që konsiderohen të rreme. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Kushtrim Selimi kishte zgjedhur këtë formë në shenjë hakmarrjeje dhe presioni për shkak të mos ngritjes së tij në detyrën që pretendonte se meritonte në strukturat e Policisë së Shtetit. “Përmes presionit donte të emërohej drejtor,” ka deklaruar një nga dy të arrestuarit në polici. 

Lajmet e portalit kishin shënjestruar drejtues të lartë të policisë si Muhamet Rrumbullakun, Neritan Nallbatin, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmanin etj. 

Ndër titujt e botuar në portal në anonimitet, pa autorësi, gjen “Si u shitën gradat e policisë nga Muhamet Rrumbullaku dhe Florian Sulejmani? Ç’pritet të dalë nga përgjimet?”, “Përsëritësi” Ervin Muça, njohjet personale me të birin e Rrumbullakut. A do të mbajë përgjegjësi kreu i Policisë?”; “Ortakët e krimit dhe tradhëtarët e amerikanëve – Si kupola e Policisë së Shtetit dekonspiron aksionet e SPAK!”, “Skandali i TIMS, Pse AMP zvarrit procedurën” etj.

Burime policore bëjnë me dije se në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim gjobëvënien. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga shkrimet.

Ervis Hasanaga ka deklaruar se ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij, lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe. Ndërkohë, zyrtarja e AMP-së, Regina Omeri, juriste në profesion ka deklaruar se lajmet ia niste shefi i saj Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Në të gjithë këtë veprimtari, ajo ka mohuar të ketë pasur përfitime në para. Sipas saj, Selimi lajmet i publikonte për shkak të inateve të mbartura me drejtuesit e policisë dhe AMP-në. 

Hetimet vazhdojnë dhe po ashtu dhe kërkimet për kapjen e Selimit, i cili duket se është informuar në kohë për operacionin dhe ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...