Tre besime, një qytet, Durrësi i harmonisë në sytë e një artisti

Date:

Share post:

Në një qytet ku harmonia fetare është një realitet i përditshëm, ku të gjitha besimet fetare bashkëjetojnë në paqe, piktori Romir N. Llukaci sjell përmes objektivit të tij artistik një portret të rrallë të harmonisë fetare në Durrës. Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” dhe Kisha e Shën Lucias shfaqen si tri pika-referimi të shenjta që dëshmojnë jo vetëm besimin, por edhe bashkëjetesën e vlerave shpirtërore në zemrën e qytetit bregdetar. Një thirrje vizuale për reflektim, respekt dhe unitet, përtej dogmave.

Xhamia e Madhe e Durrësit
Një nga simbolet më të njohura të qytetit, ku thirrja për lutje ngjitet çdo ditë mbi tingujt e jetës urbane, duke ruajtur frymën e besimit islam.

Kisha ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”
E ndërtuar me një arkitekturë moderne e të përmbajtur, kjo kishë është qendër e komunitetit ortodoks dhe një hapësirë e hapur për lutje dhe reflektim.

Kisha e Shën Lucias
Një monument i vjetër i rikonstruktuar me vlerë historike e shpirtërore për qytetin, që mbart në vetvete rrëfime të hershme të komunitetit katolik në Durrës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

74 për qind e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me peshën...

Momente paniku në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti tenton të rrëzojë avionin

Pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ndërhynë, neutralizuan agresorin dhe mundësuan uljen emergjente të avionit në Tabuk të Arabisë...

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...