Votuesi nr.1 i diasporës nga Dibra/ Celibashi zbulon shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve! “Kanë votuar 111 emigrantë deri tani”

Date:

Share post:

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka zbuluar shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve.

Ai tha se shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Sipas Celibashit deri më tani kanë votuar 111 emigrantë dhe janë tërhequr zarfet.

“Kemi nisur sot përgatitjen e dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për qarkun Korçë dhe Lezhë, në pjesën e dytë të ditës së sotme fillojmë me qarkun Tiranë. Deri tani kemi dërguar rreth 90 mijë zarfe që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve që janë regjistruar si votues nga jashtë. Shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Synojmë që gjithë procesin ta përfundojmë brenda dy ditëve, sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar votuesi i parë që i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta. Ky është votuesi i parë që ka marrë dokumentacionin zgjedhor të dërguar nga KQZ. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar me telefon postierin dhe është tërhequr zarfi”, u shpreh Celibashi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...