Rimorkiatori “Admiral” del në breg nga era e fortë, dy personat në bord shpëtojnë pa lëndime

Date:

Share post:

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det të hapur. Ngjarja ka ndodhur për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jug-perëndim, duke e detyruar mjetin lundrues të largohet nga rada ku ndodhej dhe të dalë në breg.

Në bord ndodheshin dy persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë është rimorkiatori?

Rimorkiatori është një mjet lundrues i posaçëm, i ndërtuar për të tërhequr ose shtyrë anije të tjera në porte, në zona të ngushta detare apo gjatë manovrimeve. Zakonisht përdoret për ndihmë teknike ose për të transportuar mjete të dëmtuara.

Në këtë rast, rimorkiatori doli jashtë kontrollit nga kushtet e vështira atmosferike, duke përfunduar në breg. Autoritetet detare po ndjekin situatën për të bërë të mundur rikthimin e tij në det në kushte të sigurta, po errësira dhe deti me dallgë po e vështirëson ndërhyrjen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...

Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit, tymi shihet nga autostrada

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës. Sipas të dhënave...