Shqipëria vazhdon të surprizojë turistët. Nga habia te dëshira për t’u kthyer

Date:

Share post:

Në këto ditë të ngrohta prilli, Shqipëria po përjeton një valë turistësh që kanë mbushur rrugët e qyteteve, plazhet dhe pikat historike. Të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Amerikës, vizitorët, që mbërrijnë për herë të parë,  largohen të befasuar dhe me një dëshirë të fortë për t’u rikthyer.

Në Durrës, qytetin bregdetar me histori mijëravjeçare, grupet turistike ndalen për të përjetuar nga afër arkitekturën e veçantë, detin blu dhe atmosferën e gjallë të pranverës shqiptare.

“Jemi nga Bullgaria. Hera e parë në Durrës. Nuk e dija që ky vend ishte kaq tërheqës. Godinat, arkitektura janë shumë interesante.”

“Është një qytet i bukur. Po kënaqem. Nuk mendoja se do të kishte godina kaq të mëdha këtu”, thotë një tjetër turiste.

Për shumë të tjerë, udhëtimi nuk ndalet vetëm në Durrës. Nga Tirana e gjallë, në qytetet historike si Berati, Kruja dhe Shkodra, e deri në brigjet magjepsëse të Ksamilit dhe Vlorës, Shqipëria u ofron turistëve një mozaik të pasur emocionesh e shijesh.

“Shqipëria është vend i mirë. Kemi takuar vendas e jemi kënaqur. Edhe vajzat janë të bukura.”

Një grup të rinjsh po shfrytëzojnë pushimet e tyre 10 ditore për të njohur e shijuar Shqipërinë:

“Na pëlqen ushqimi dhe të takojmë njerëz. Duken të ftohtë në fillim, por jo. Janë bujarë. Kemi marrë një makinë me qira dhe kemi lëvizur. Kemi parë zona të bukura dhe pamje fantastike. Ishim edhe në Shkodër, Ksamil, Vlorë e Berat. Tani në Durrës.”

“Po kalojmë mirë dhe do të kthehemi me siguri sërish. Jemi nga Tuluz, qytet në jug të Francës”,- thotë një tjetër turiste.

Ndër të gjitha vlerësimet pozitive, spikasin mikpritja shqiptare, shijet autentike të kuzhinës dhe natyra e paprekur. Shqipëria, që dikur ishte një pikë e panjohur në hartën turistike të Evropës, po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar.

Për shumë prej këtyre vizitorëve, ky nuk është thjesht një pushim pranveror, por fillimi i një lidhjeje të re me një vend që, siç thonë vetë ata, “ta hap zemrën që në takimin e parë.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit, tymi shihet nga autostrada

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës. Sipas të dhënave...

Virusi i Nilit Perëndimor, konfirmohet raste të reja infektimi në Shqipëri

Dy raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor janë shfaqur në Shqipëri, duke e çuar numrin e...

“Kisha një parandjenjë që…”, ish-drejtori i Policisë së Durrësit Vilson Bala ne SPAK për dosjen Agasi

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 40...

Vdekja e Xhuana Nikollit, Vetëdorëzohet në policinë e Lezhës ish-bashkëshorti i saj

Më shumë se 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi,...