Aksidentohet ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra në Qafë Thanë

Date:

Share post:

Një aksident rrugor ka përfshirë ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut në Qafë Thanë, teksa vajzat udhëtonin drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të kampionatit kombëtar.

Autobuzi me të cilin po udhëtonte ekipi është përplasur dhe ka përfunduar buzë një kanali. Si pasojë e aksidentit, disa nga vajzat që ndodheshin në pjesën e përparme të autobusit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe trauma nga përplasja.

Menjëherë pas ngjarjes, të dëmtuarat janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, por disa prej vajzave janë në gjendje të rënduar emocionale për shkak të traumës së pësuar.

Për shkak të aksidentit dhe gjendjes së vajzave, ndeshja finale mes Tiranës dhe Skënderbeut, e planifikuar të luhej sot, nuk do të zhvillohet. Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) nuk ka reaguar ende me një komunikim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Ky aksident i rëndë sjell edhe një herë në vëmendje çështjen e sigurisë së transportit të sportistëve në Shqipëri, veçanërisht në udhëtimet e gjata drejt aktiviteteve kombëtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...

Plani për t’i “grabitur” 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë e dy autorëve, Balla: Më premtoi që…

Dy të rinjtë, që tentuan të mashtrojnë Armand Dukën dhe t’i marrin 100 mijë euro, janë marrë në...

I dënuar me 12 vite burg për vrasje, arrestohet në Bolzano të Italisë Vanxhel Balla! Do të ekstradohet në Shqipëri

Një shqiptar i dënuar për vrasje, është arrestuar në Bolzano të Italisë me qëllim ekstradimi. Vanxhel Balla 28 vjeç...

KE propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së, pa të drejtë vetoje në disa fusha

Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE),...