Rriten kallëzimet penale për krime zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 14 raste të regjistruara

Date:

Share post:

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se deri më datën 28 prill 2025, në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 14 kallëzime penale në lidhje me veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Sipas të dhënave zyrtare, kallëzimet përfshijnë veprat penale: “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” si dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a dhe 328 të Kodit Penal.

Burimet e këtyre kallëzimeve janë të ndryshme: në 7 raste ato janë paraqitur nga policia gjyqësore, në 3 raste nga SPAK, në 2 raste nga subjektet politike, një kallëzim është regjistruar kryesisht nga prokuroria, ndërsa një tjetër është dorëzuar nga një shtetas i thjeshtë.

Sipas shpërndarjes gjeografike, numri më i lartë i kallëzimeve është regjistruar në Prokurorinë e Fierit me 5 raste, pasuar nga ajo e Sarandës me 3 raste, Tirana dhe Gjirokastra me nga 2 raste secila, si dhe nga një rast në Durrës dhe Elbasan.

Nga këto kallëzime, janë regjistruar gjithsej 7 procedime penale. Prokuroria e Fierit mban peshën më të madhe me 5 procedime, për vepra të ndryshme që përfshijnë pengimin e subjekteve zgjedhore dhe përdorimin e funksionit publik për qëllime politike. Dy procedime të tjera janë regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës për vepra të parashikuara në nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, një kallëzim nga Prokuroria e Durrësit dhe një procedim penal nga Prokuroria e Fierit janë dërguar për kompetencë në SPAK. Pjesa tjetër e kallëzimeve ndodhet ende në fazë verifikimi paraprak.

Prokuroria e Përgjithshme nënvizon rëndësinë e ndjekjes së çdo rasti që cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe bën thirrje për respektim të ligjit nga të gjitha palët e përfshira.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...