“Dosja 23”/ Nëntë të arrestuar në Kosovë për krime lufte, zbardhen detajet e hetimit

Date:

Share post:

Nëntë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Zubin-Potok, në veri të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Operacioni është koduar “Dosja 23” dhe lidhet me hetimet për rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”, që përfshin 23 persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kryesisht shqiptarë nga zona e Mitrovicës dhe Skënderajt.

Hetimet lidhen me dyshimet se këta persona u rrëmbyen nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Gjatë gërmimeve në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut janë gjetur mbetje mortore, ndërsa tre prej tyre janë identifikuar përmes ADN-së si pjesëtarë të këtij grupi.

Për nëntë personat e arrestuar sot nuk janë bërë ende publike identitetet apo përkatësia etnike, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje për veprimet konkrete që dyshohet se kanë kryer secili prej tyre.

Në kuadër të të njëjtit hetim, katër persona ishin arrestuar më herët, me inicialet J.R., M.J., R.K. dhe M.B. Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet, njëri prej tyre dyshohej se kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave gjatë luftës.

Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se detajet e tjera do të publikohen në momentin që nuk cenojnë hetimin. Të arrestuarit konsiderohen të dyshuar për krime lufte dhe hetimet vijojnë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa ku jetonte u...

Histori horror/ I gdhendi pentagramin në gjoks shoqes së klasës, ja kur do të ekzekutohet 50-vjeçarja

Ka nisur numërimi mbrapsht për një nga ekzekutimet më të bujshme dhe më të diskutura në historinë moderne...

Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit...

88 pako kanabis të fshehura në furgon, arrestohen burrë e grua në Kakavijë

Rreth 91 kilogramë kanabis, që dyshohet se kishin si destinacion Greqinë, janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Lënda...