Në Durrës nuk protestohet më 1 Maj, por festohet me diell dhe det  

Date:

Share post:

Në qytetin bregdetar të Durrësit, 1 Maji, që dikur shënohej me marshime dhe thirrje për të drejtat e punëtorëve, tashmë është shndërruar në një ditë feste dhe pushimi. Plazhi, kafenetë dhe restorantet buzë detit janë mbushur plot me qytetarë që zgjedhin të shijojnë një ditë të lirë larg punës, në vend që të protestojnë.

“Kam ardhur me familjen nga Tirana. Dita e punëtorëve për ne është një mundësi për të pushuar e për të kaluar kohë me fëmijët”, thotë Eltoni, një 42-vjeçar që punon në sektorin privat. 

“Nuk kemi kohë të mendojmë për protesta. Realiteti është që punojmë shumë dhe mezi presim një ditë si kjo për të çlodhur veten.”

Edhe për banorët e Durrësit, kjo ditë është kthyer në një ndalesë të vogël për frymëmarrje. 

“Nuk ka më organizim si më parë. 1 Maji është bërë një ditë si fundjava, për të pirë një kafe me shoqërinë dhe për të shëtitur buzë detit”, thotë Manjola, punonjëse në një dyqan rrobash.

Atmosfera, plazh dhe kantier ndërtimi 

Qysh në orët e paradites, bregdeti i Durrësit nisi të mbushej me qytetarë. Disa zgjodhën banjot e diellit e ujit, të tjerë shëtitën përgjatë vijës bregdetare dhe pse në sektorët e parë të plazhit ajo është shndërruar në kantier ndêrtimi. 

Muzika e lehtë në sfond, akulloret dhe flladi i detit e bënë ditën të ndjehej më shumë si hyrje në verë sesa një datë historike për të drejtat e punëtorëve.  

Ndërsa në vende të tjera të botës vijojnë protestat, në Durrës mbizotëron atmosfera e relaksit. 1 Maji këtu nuk është më thirrje për sindikata më të forta, por një mundësi për një pushim të vogël pranë detit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Susan Sarandon arrestohet në protestën pranë OKB-së, mbi 100 të ndaluar

Protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork përfundoi...

Mbërrin në Shqipëri ambasadori amerikan, Eric Wendt 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë,...

Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një person; policia kontrollon kamerat

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas...

15 mijë nxënës nga Kosova drejt Durrësit/ Policia merr masa për sigurinë

Rreth 15 mijë nxënës nga Kosova pritet të akomodohen në hotelet përgjatë vijës bregdetare të Durrësit gjatë shtatorit...