Një hap drejt bashkimit real/ Hyn në fuqi marrëveshja për kufirin e padukshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë

Date:

Share post:

Mbi 23 mijë qytetarë dhe afro 11,500 automjete kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, pa iu nënshtruar kontrolleve kufitare. Kjo masë ka hyrë në fuqi sot, më 1 maj 2025, duke shënuar një moment historik në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy qeveritë, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim gjatë dy periudhave kryesore të vitit: nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Për muajt e mbetur, kalimi do të bëhet me procedura të përshpejtuara, duke shmangur vonesat dhe kontrollet e zakonshme.

Ky lehtësim synon të nxisë zhvillimin ekonomik, rritjen e turizmit dhe forcimin e lidhjeve kulturore e shoqërore mes dy shteteve që ndajnë të njëjtën gjuhë, histori dhe tradita. Qytetarët që kaluan kufirin këtë të enjte e përshëndetën marrëveshjen, duke e cilësuar si një hap konkret drejt afrimit të mëtejshëm të dy shteteve.

“Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Kufiri ende ekziston në hartë, por për ne qytetarët ai po bëhet gjithnjë e më i padukshëm”, tha një qytetar nga Prizreni që po udhëtonte drejt Shkodrës.

Autoritetet në të dy anët e kufirit janë të angazhuara për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes dhe për të garantuar që kjo nismë të sjellë përfitime reale për qytetarët dhe bizneset. Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë pritet të kthehet në një model për bashkëpunim edhe më të ngushtë rajonal në të ardhmen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përjetësoi eksodin e shqiptarëve me anijen “Vlora”, ndahet nga jeta fotoreporteri italian

Imazhet e mijëra shqiptarëve të mbërritur në Bari me anijen “Vlora”, më 8 gusht 1991, u kthyen në...

49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

Një i burgosur është gjetur i pajetë në ambientet e burgut të Reçit. Viktima është identifikuar si Agron...

E zë korrenti teksa punonte në një varkë te Pista e Kokëve, humb jetën 28-vjeçari filipinez

Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa...

Ambasadori amerikan nisi zyrtarisht detyrën, takimi i parë me Presidentin Begaj: SHBA-të, partner i pazëvendësueshëm 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nisi sot zyrtarisht misionin e...