Nis nga Durrësi “Giro d’Italia 2025”/ Spektakël sportiv dhe atmosferë festive në bregdet

Date:

Share post:

Edicioni i 108-të i garës prestigjioze ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia” startoi sot, më 9 maj 2025, nga qyteti i Durrësit, duke shënuar një moment historik për vendin. Pas 21 etapash dhe një itinerari prej 3,443.3 kilometrash, gara do të përmbyllet më 1 qershor në Romë.

180 çiklistët profesionistë nga e gjithë bota përshkuan në mënyrë demonstrative rrugët kryesore të qytetit, duke nisur nga shëtitorja “Taulantia”, pranë Torrës Veneciane, më tej në rrugën e Kalasë, bulevardin “Epidamn”, sheshin “Liria” dhe rrugën “Aleksandër Goga”. Pas kësaj xhiroje prezantuese, ata u drejtuan drejt rrugës së Dëshmorëve, “Adria”, “Pavarësia” dhe më pas në zonën e Plepave, ku edhe u dha starti zyrtar i etapës së parë.

Atmosfera në shëtitoren bregdetare ishte festive, me mijëra qytetarë që kishin mbushur rrugët për të ndjekur nga afër ngjarjen. Tifozë të çiklizmit ardhur nga vende të ndryshme, qytetarë durrsakë dhe nxënës shkollash u mblodhën për të përjetuar emocionet e këtij eventi të madh sportiv që, për herë të parë, nisi nga Shqipëria.

Nga data 9 deri më 11 maj, tre qytete shqiptare, Durrësi, Tirana dhe Vlora, do të jenë mikpritëse të çiklistëve ndërkombëtarë që garojnë në etapën e parë të “Giro d’Italia 2025”, një event që kulmon në kryeqytetin italian në fillim të qershorit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga 5 tetori nis parkimi me pagesë në Durrës, çfarë duhet të dinë qytetarët

Pas një periudhe përgatitore, Bashkia Durrës ka përcaktuar zonat, tarifat dhe rregullat që do të aplikohen, ndërsa nënkryetari...

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht...

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...