Aulon Kalaja ankohet për manipulim votash: KAS pret rezultatin zyrtar, por …

Date:

Share post:

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) zhvilloi seancën paraprake për shqyrtimin e ankesës së kandidatit të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i cili garoi në listat e hapura për qarkun e Durrësit. Kalaja kërkon verifikimin e manipulimeve të mundshme në votat preferenciale, duke pretenduar se procesi i numërimit ka pasur parregullsi, në nivel qarku.

Zyrtarisht, KQZ raporton 7288 vota për Aulon Kalanë në 488 QV nga 493 që ka gjithsej qarku Durrës, ndërsa Arian Ndoja që ka siguruar deri tani mandatin e gjashtë ka 8232 vota.

Në këtë fazë, KAS vendosi se ankesa mund të merret në shqyrtim vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të publikojë rezultatin përfundimtar dhe përmbledhës të zgjedhjeve. Megjithatë, për të garantuar transparencë dhe për të ndihmuar në shqyrtimin e mëtejshëm të ankesës, KAS ka pranuar kërkesën që t’i vendosë në dispozicion kandidatit Kalaja pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në të gjitha KZAZ-të e qarkut përkatëse.

Pamjet e siguruara nga qendrat e numërimit në Krujë, Shijak dhe në Durrës pritet të jenë një element kyç në përgatitjen e provave nga ana e ankimuesit, ndërsa pritet me interes publikimi i rezultatit përmbledhës nga KQZ, që do të hapë rrugën për një shqyrtim të plotë të pretendimeve.

Kujtojmë se zgjedhjet me lista të hapura kanë shtuar rëndësinë e votës preferenciale për secilin kandidat dhe përplasjet brenda partisë, ndërsa rritja e ankesave për manipulim tregon sfidat që lidhen me administrimin e drejtë të këtij procesi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...