Biden me kancer, Trump: I uroj Joe shërim të shpejtë

Date:

Share post:

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë dhe sipas zyrës së tij, qelizat kancerogjene kanë përparuar në kockat e tij.

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët”, thuhej në deklaratë.

Zyra e ish-presidentit Biden shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se ka shanse të menaxhohet me një trajtim efektiv.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se ai dhe bashkëshortja Melania ndihen të trishtuar dhe i urojnë Biden shërim të shpejtë.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar pasi dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë”, shkruan Trump në Truth Social.

Ish-presidenti amerikan nga radhët e demokratëve është 82 vjeç. Në SHBA, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri te burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Ish-presidenti Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar të 2025, duke ia kaluar stafetën e pushtetit rivalit të tij republikan, Donald Trump.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...