Aksident në Fier/ Autobusi i linjës përplaset me makinën e policisë bashkiake

Date:

Share post:

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e njohur si “Ura e Sheqit”, ku një autobus i linjës urbane Fier–Libofshë është përplasur me një automjet të policisë bashkiake.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i autobusit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe i ka prerë rrugën mjetit të policisë bashkiake, duke sjellë përplasjen mes dy mjeteve. Si pasojë e aksidentit, autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një ish-kompleksi tregtar.

Burime lokale bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë, mes tyre edhe pasagjerë të autobusit. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të ndërtuar dinamikën e përplasjes.
Autoritetet rrugore bëjnë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në orët e mëngjesit kur qarkullimi është më i dendur dhe aksidentet ndodhin më shpesh.
Hetimet vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...