Vdekja në QSUT e 63-vjeçarit italian, ç’po ndodh në klinikat private

Date:

Share post:

Një 63-vjeçar italian ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, katër ditë pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Shtetasi italian, me iniciale D.S., ishte paraqitur më 20 maj në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve për një mbushje dhe rregullimin e tre dhëmbëve. Sipas stafit të klinikës, ndërhyrja ka shkuar normalisht dhe pa komplikacione të menjëhershme. Por dy ditë më vonë, ai është ndjerë keq dhe është paraqitur në urgjencën e QSUT-së, ku pas disa ditësh, mëngjesin e së shtunës, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie në mëlçi.

Hetimet paraprake tregojnë se 63-vjeçari vuante nga një tumor në mëlçi, por nuk e kishte deklaruar këtë gjendje shëndetësore para ndërhyrjes. Mjeku stomatolog që kreu procedurën është marrë në pyetje, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së klinikës dhe po heton nëse janë kryer analizat përkatëse para procedurës dentare.

Ekspertiza e mjekësisë ligjore do të përcaktojë shkakun përfundimtar të vdekjes, teksa ngjarja e rëndë në Tiranë vjen vetëm dy ditë pas një tjetër rasti tragjik, ku një 54-vjeçare ndërroi jetë në Durrës pas një ndërhyrjeje për ngushtim stomaku në një spital privat. Edhe për këtë rast janë ngritur pikëpyetje lidhur me procedurat e ndjekura para operacionit.

Të dyja ngjarjet po hetohen nga autoritetet përkatëse dhe kanë rikthyer vëmendjen te siguria e ndërhyrjeve mjekësore në sistemin shëndetësor privat.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...