Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Date:

Share post:

Ndahet nga jeta Piro Milkani. Regjisori që i dha aq shumë kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka dhënë djali i tij Eno Milkani, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Iku babai, shoku dhe kolegu im”.

Sot përcillet për në banesën e fundit.

Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.

Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si: “Trishtimi i zonjës Shnajder”; “Ngjyrat e moshës”; “Pranvera s’erdhi vetëm”; “Eja!”; “Në prag të jetës”; “Militanti”; “Fraktura”; “Besa e kuqe”; “Në kufi të dy legjendave”; “Një shoqe nga fshati”; “Ballë për ballë”; “Shëmbja e idhujve”; “Zonja nga qyteti”; “Çifti i lumtur”; “Shtigje lufte”; “Një firmë e hekurt” (dokumentar); “Festë e madhe” (dokumentar); “Kur zbardhi një ditë”; “Përse bie kjo daulle”; “Festivali 7-te i fëmijëve” (dokumentar); “Fitues”; “Gadhnjim mbi vdekjen”.

Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...