Ambasadori Gonzato: Koha për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Shqipëria duhet të ecë drejt BE

Date:

Share post:

Gjatë një prononcimi për mediat nga qyteti i Korçës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u ndal në çështjen e zgjedhjeve vendore të 11 majit, standardet e tyre dhe ndikimin që qëndrimet politike mund të kenë në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Zgjedhjet e 11 majit dhe raporti i OSBE/ODIHR

Ambasadori Gonzato u shpreh se edhe pse rekomandimet përfundimtare ende nuk janë publikuar, ai është njohur me rekomandimet paraprake. Ai vuri në dukje një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore.

“Është koha që qeveria shqiptare, por edhe parlamenti, të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e kaluara dhe të tanishme nga OSBE/ODIHR. Përgjegjësia bie mbi qeverinë që ta ndërmarrë dhe ta çojë përpara këtë reformë, pasi ajo i ka numrat për ta realizuar. Kjo është edhe pritshmëria e qytetarëve shqiptarë, sidomos duke qenë se vendi ndodhet në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Standardet e zgjedhjeve

Në lidhje me standardet e zgjedhjeve, ambasadori tha se raporti i OSBE/ODIHR ka pasqyruar qartë se si janë zhvilluar ato. Ai përmendi përdorimin e burimeve publike si një nga problematikat, por vlerësoi administrimin e zgjedhjeve si një pikë pozitive që është theksuar në raport.

“Dua të vlerësoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e bërë, si dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, me të cilët ka pasur një bashkëpunim që mund ta quaj ekzemplar”, deklaroi ai.

Qëndrimi i opozitës dhe ndikimi në procesin e integrimit

I pyetur për qëndrimin e opozitës që nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve, ambasadori Gonzato u shpreh se çdo parti që ndjen se ka pasur parregullsi duhet t’i adresojë ato në mënyrë institucionale.

“Çdo parti që mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, le t’i raportojë ato pranë organeve përkatëse që administrojnë zgjedhjet. Kjo është rruga e duhur. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kryesore të mbajnë angazhimin që kanë deklaruar ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të punojnë realisht në këtë drejtim”, përfundoi ambasadori Gonzato.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...