Një 20-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e bashkëshortit të saj, është gjetur nga policia e Kavajës. Ka qenë bashkëshorti i saj 23-vjeçar nga Mamzotaj që kishte denoncuar largimin e së shoqes me frikën se diçka mund t’i kishte ndodhur pasi e reja nuk ishte kthyer në banesë.
Menjëherë pas denoncimit të 23-vjeçarit për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 20-vjeçare në Kavajë, policia vendore është vënë në lëvizje për të gjetur të renë dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur me të.
Burime nga policia bënë të ditur se e reja është gjetur në Fier. Ajo ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa, ku është kthyer pas gjetjes nga policia. Nuk dihet si ka vijuar më pas biseda mes dy bashkëshortëve, por largimet nga shtëpia të njërit prej partnerëve, apo anëtarëve të familjes pa vënë në dijeni pjesën tjetër të familjes që e alarmuar kërkon ndihmën e policisë janë kthyer në një problematikë të mprehtë. Jo vetëm për policinë që angazhohet në gjetjen e personave të rritur që largohen me dëshirë, po dhe për koston që i shkaktojnë të gjithë shoqërisë përmes këtij angazhimi.
@zërionline
*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.


