SPAK: Grupet kriminale bashkëpunim me oficerë të policisë dhe zyrtarë të drejtësisë

Date:

Share post:

Në raportin vjetor të publikuar nga SPAK për vitin 2023, prokurorët deklarojnë ndër të tjera se vërehet një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar.

Në këtë raport shtohet se bashkëpunimi është po ashtu edhe me funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtar të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm, dhe aktivitetet të tjera në pengimin e drejtësisë.

Grupet kriminale shqiptare, sipas SPAK kanë një anëtarësi mesatare prej 15-25 personash. Ato janë kryesisht poli-kriminale, ku përfshihen kryesisht trafiku i narkotikeve, vrasjet, rrëmbimet, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit etj..

Dhuna, e cila, sipas SPAK, është një veçori në zbehje, mbetet një karakteristikë tjetër e grupeve kriminale shqiptare.

Kryesisht dhuna përdoret nga grupe me strukture hierarkike, të cilat bazohen në lidhje gjaku dhe familjare, dhe të cilat janë në konflikt për kontroll territori ose konkurrence për tregje kriminale. Grupet shqiptare të cilat e kanë këtë veçori, janë kryesisht grupe me aktivitet të konsoliduar në një territor të caktuar, por të cilat kanë gjithashtu shtrirje dhe aktivitet kriminal edhe në tregjet kriminale ndërkombëtare.

Në rastet e veprimtarisë në tregjet ndërkombëtare kriminale, grupet bashkëpunojnë edhe me grupe të tjera për shërbime të cilat nuk mund të mbulohen prej tyre. SPAK thotë në një karakteristikë shqetësuese është dhe përfshirja e personave kycc në jetën komunitare, siç janë edhe kryepleqtë, të cilat janë përfshirë qoftë drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale, ose në mënyrë indirekte, qoftë duke shpërdoruar detyrën ose duke mos e kallëzuar krimin.

 

 

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...