Amfiteatri i Durrësit i hap dyert Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Valleve

Date:

Share post:

Amfiteatri Antik i Durrësit u kthye në një skenë plot gjallëri, ku tingujt dhe ngjyrat e traditave folklorike nga vende të ndryshme të Europës bashkohen në një atmosferë festive. Nën organizimin e World Festival Association, ky edicion i radhës i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Valleve do të sjellë në Durrës rreth 400 artistë nga Polonia, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Serbia etj.

Ngjarja u çel të enjten në mbrëmje me pjesëmarrjen e grupeve nga Polonia, Bullgaria, Lituania, Rumania dhe Shqipëria, të cilët sollën në skenë interpretimet më të mira të trashëgimisë së tyre popullore. Një pjesë e veçantë u rezervua edhe për grupin e valltarëve të rinj nga Durrësi, që u prezantua me valle nga Shqipëria e Mesme.

“Jemi shumë të lumtur që përfaqësojmë Shqipërinë në një event kaq të madh, prej disa vitesh tashmë. Kemi zgjedhur një pjesë nga Shqipëria e Mesme”, – tha një prej vajzave të grupit Aldo Dance.

Pjesëmarrësit nuk fshehën emocionet e tyre për këtë eksperiencë ndërkulturore.

“Jemi nga Polonia dhe përfaqësohemi me dy grupe që sjellin vallet dhe këngët tona tradicionale. Është hera e dytë që marrim pjesë dhe ndihemi shumë mirë këtu”, – tha një artist nga grupi polak.

“Jemi nga Bullgaria dhe jemi shumë të emocionuar që sollëm muzikën tonë popullore në këtë vend”, – u shpreh një prej pjesëmarrësve bullgarë.

“Është hera e parë që marr pjesë në këtë festival. Është një kënaqësi e madhe të jesh dhe të performosh në një vend kaq të veçantë,” – tha një tjetër pjesëmarrës.

Zv.presidenti i WFA, Zoran Strezovski, theksoi se kjo nismë ka nisur në Durrës që prej vitit 2016 dhe tashmë është kthyer në një traditë verore që bashkon kombe dhe kultura nga mbarë bota.

“Që nga viti 2016 ne organizojmë në Durrës festivalin veror që bashkon vende të ndryshme nga e gjithë bota. Vijnë për të paraqitur kulturën, traditën e tyre dhe për t’u njohur me Shqipërinë, kulturën dhe folklorin e saj. Vendi juaj po zhvillohet me shpejtësi. Ka hotele të mira, infrastrukturë dhe këtë vit do të nisim edhe një festival në Sarandë, në muajin tetor”, – u shpreh Strezovski.

Festivali do të vijojë përgjatë gjithë verës, duke sjellë për banorët dhe turistët në Durrës një program të pasur kulturor, me hyrje të lirë për publikun.

Një arenë antike që vazhdon të frymojë përmes artit dhe bashkëjetesës kulturore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...

“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës...