Zjarri në tregun e plazhit, Hetimet: ishte shkëndijë elektrike, dëmet ende të paqarta për shkak të informalitetit

Date:

Share post:

Nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri që përfshiu pasditen e djeshme tregun sezonal në lagjen nr. 13 në Durrës dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët u panë nga roja e tregut në çatinë e njërit prej dyqaneve. Përhapja e tyre u ndihmua edhe nga era, që ka favorizuar zjarrin.

Në vendngjarje ndërhynë me shpejtësi shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin pa pasoja në njerëz. Megjithatë, dëmet materiale janë në shumë njësi tregtare.

Vështirësitë më të mëdha qëndrojnë në përpilimin e një bilanci të saktë të dëmeve, pasi një pjesë e tregtarëve rezultojnë të kenë operuar në të zezë, pa NIPT apo kontrata qiraje. Kjo e bën të pamundur evidentimin e plotë të subjekteve të dëmtuara. Burime nga grupi i punës bëjnë me dije se ka raste kur tregtarët refuzojnë të japin informacion, reagojnë me nervozizëm kur u kërkohet dokumentacioni, por edhe të tjerë që pretendojnë se kanë qenë të rregullt.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për të vijuar hetimet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në këtë ngjarje. Autoritetet ndërkohë kanë bërë thirrje për formalizim të veprimtarive tregtare, sidomos në tregjet sezonale, për të shmangur situata të tilla të paqarta dhe të rrezikshme në të ardhmen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...