Tragjedia, 13-vjeçari vdes nga alkooli, akuzohet trajneri i futbollit për vrasje dhe abuzim seksual

Date:

Share post:

Një ngjarje tronditëse ka goditur Kaliforninë, pasi autoritetet zbuluan detaje të reja rreth vdekjes brutale të Oscar Hernandez, një 13-vjeçari nga Los Angeles, i cili u largua nga shtëpia në fund të muajit mars për të takuar trajnerin e tij të futbollit dhe nuk u kthye më kurrë.

Sipas familjes, Oscar mori trenin për në Antelope Valley me qëllimin për të ndihmuar trajnerin Mario Edgardo Garcia Aquino me uniformat e skuadrës. Disa ditë më vonë, trupi i tij u gjet i hedhur në një hendek në Ventura County.

Raporti mjeko-ligjor konfirmoi se vdekja e tij erdhi si pasojë e “helmimit akut nga alkooli”, ndërkohë që autoritetet dyshojnë për një motiv të errët pas kësaj vdekjeje.

Mario Garcia Aquino, një 43-vjeçar nga El Salvadori, është akuzuar për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë vrasje gjatë tentativës për akte të pahijshme ndaj një të mituri. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dënimin me vdekje, edhe pse ky dënim është aktualisht i pezulluar në shtetin e Kalifornisë.

Hetuesit besojnë gjithashtu se Garcia Aquino ka qenë i përfshirë në dy raste të tjera të abuzimit seksual ndaj fëmijëve, përkatësisht në vitin 2022 dhe 2025. Një nga urdhrat e arrestit ndaj tij u lëshua vetëm tre ditë përpara se të zbulohej trupi i Oscarit.

Ai është deklaruar i pafajshëm në gjykatë dhe seanca e radhës është caktuar për muajin gusht.

Sipas një raporti të Los Angeles Times, Garcia Aquino ndodhej në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, gjatë administratës së ish-presidentit Trump, e ka cilësuar atë si një “të huaj të paligjshëm dhe të rrezikshëm që nuk duhej të shkelte kurrë në këtë vend”.

Hetimet janë ende në zhvillim nga FBI-ja dhe Policia e Los Angeles, ndërsa familja e të ndjerit kërkon drejtësi për humbjen e tmerrshme të djalit të tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...