Dhunuan një 48-vjeçar në Durrës, identifikohen 4 autorët, Policia në ndjekje

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 48-vjeçar, me profesion kameraman, është rrëmbyer me forcë dhe më pas dhunuar nga katër persona. Sipas Policisë, ngjarja është denoncuar nga vetë i dëmtuari, shtetasi Denis Simaku, i cili ka deklaruar se është marrë me forcë në një automjet nga katër persona dhe është dhunuar fizikisht.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë nisur veprimet hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e personave të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Ata janë Anderson Kodra, 27 vjeç; Klerian Kodra, 31 vjeç; Jaho Kodra, 35 vjeç; dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Policia bën të ditur se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti i përdorur për kryerjen e këtij akti të dhunshëm.

I dëmtuari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...