BE, alarm për “Shein” dhe “Temu”/ Komisioneri për Drejtësinë i shqetësuar për toksicitetin e disa produkteve

Date:

Share post:

Platformat e njohura kineze Temu dhe Shein po shesin disa produkte të rrezikshme me nivel të lartë toksiciteti, ngre alarmin Bashkimi Europian. Komisioneri i drejtësisë në BE ka shprehur shqetësim të thellë mbi rreziqet e sigurisë për produktet më të shitura online që nuk respektojnë standardet europiane.

Në një kohë kur 12 milionë pako me vlerë të ulët porositen në internet dhe hyjnë cdo ditë në vendet anëtare të BE nga shitës jashtë bllokut, autoritetet europiane po kërkojnë goditje ligjore ndaj atyre që shkelin hapur rregullat e sigurisë dhe tregtisë. Michael MCGrath i tha The Guardian se po hartohen masa të ashpra kundër shitjes së produkteve që nuk përputhen me standardet europiane.

“Jam i tronditur nga niveli i toksicitetit dhe nga numri i lartë i artikujve të rrezikshëm që po zbulojmë, dhe mendoj se kemi detyrimin të mbrojmë konsumatorët europian”, u shpreh ai.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Sipas tij, platformat digjitale si Shein dhe Temu duhet të mbajnë përgjegjësi direkte për sigurinë e produkteve që tregtohen përmes tyre, edhe kur ato vijnë nga shitës të palëve të treta.

Më tej u zbulua se BE ka nisur një investigim nën moton e “blerësve të maskuar” për të gjetur provat e shkeljeve nga shitësit kinezë që shmangin rregullat europiane. Problematika kryesore evidentohet vecanërisht në rrobat, lodrat dhe sendet shtëpiake që përmbajnë substance të rrezikshme dhe toksike. Ndër rastet më shqetësuese përmenden shitjet e biberonave për foshnja që shkëputen lehtësisht duke krijuar rrezik mbytje, apo edhe produktet kozmetike. 

Shqetësuese për BE-në është edhe konkurrenca e pandershme ndaj prodhuesve dhe shitësve europian për shkak të shmangies së tvsh dhe taksave doganore nga platformat kineze. Gjithashtu vërehet mungesa e përputhshmërisë me rregullat e etiketimit të produkteve të BE-së.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe me një problematikë të rëndë të konkurrencës së ndershme për bizneset evropiane, të cilat përballojnë kosto të larta për të përmbushur rregullat, ndërsa shitësit nga jashtë nuk i zbatojnë fare ato”, deklaroi komisioneri.

Shein dhe Temu janë bërë veçanërisht të njohura në tregun europian, veçanërisht te të rinjtë, për shkak të çmimeve shumë të ulëta dhe shpërndarjes direkte nga Kina, por popullariteti i tyre nuk po i shpëton më syrit të rregullatorëve europianë, të cilët premtojnë kontroll më rigoroz të pakove nën vlerën 150 euro në dogana dhe gjobitje ndaj platformave që nuk respektojnë rregullat.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...