Depozitat e qytetarëve në Kosovë arrijnë në 6 miliard euro

Date:

Share post:

Rriten kursimet e shqiptarëve të Kosovës. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), 6 miliardë euro kanë të depozituara në bankat vendore të nivelit të dytë shtetasit e Kosovës. Referuar të dhënave të BQK-së, rritja për muajin shkurt është prej 12.3 milionë Euro, ose 0.2 %, krahasuar me muajin paraprak.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro)”, shkruhet në raportin e Bankës.

Në muajin shkurt 2024, vlera e depozitave të reja ishte 78.7 milionë euro, ndërsa norma mesatare e interesit ishte 2.89 %. Krahasuar me muajin paraardhës norma mesatare e interesit është rritur duke nxitur depozitimet. Në janar 2024, ajo ka qenë 2.74%. Ndërkaq, për të njëjtin muaj, vlera e kredive bruto ka qenë 4.95 miliardë.

©zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...