Turizmi kërkon të rinjtë në Durrës

Date:

Share post:

Në prag të sezonit turistik, Universiteti dhe Bashkia e Durrësit po përpiqen të gjejnë rrugët dhe mekanizmat e duhur për të mbajtur në vend dhe të angazhuar përgjatë të gjithë vitit të rinjtë e specializuar në fushën e turizmit në funksion të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm.

Studentë të degës guidë turistike diskutuan me drejtues të drejtorisë së turizmit në bashkinë e Durrësit mbi paketat e reja turistike që do t’u ofrohen të gjithë atyre që do të zgjedhin Durrësin si destinacion të pushimeve të tyre këtë vit.

“I kemi thirrur këta studentë që të testojnë në praktikë guidat turistike që janë vënë në dispozicion nga ana jonë. Kjo do të na shërbejë të gjithëve për të ardhur në këtë sezon me një paketë të re turistike që nuk e kemi ofruar më parë”, tha Floreta Kërtusha, drejtuese në drejtorinë e turizimit në Bashkinë Durrës.

Hermes Sollaku, student i Guidës turistike, e di se për t’iu përgjigjur nevojave në zhvillim, një guidë duhet të jetë i mirëpërgatitur, ndaj ka shfrytëzuar dhe programet e shkëmbimit ndëruniversitar. Përmes tyre është njohur me përvojat më të mira të guidave turistike në Spanjë të cilat synon t’i bëjë pjesë të punës së tij në Durrës.

“Rreth 2 vite kam që e praktikoj si profesion, normalisht si amator,  por po pres që të marr dhe licencën. Merrem kryesisht me guidat lokale në qytetin e Durrësit, por kur më jepet rasti frekuentoj dhe qytetet e tjera si Kruja, Berati”, tha Hermes Sollaku.

 Pedagogë dhe ekspertë të turizmit vlerësojnë bashkëpunimin e studentëve dhe universitetit me qeverisjen vendore në dobi të ofrimit të produkteve turistike gjithnjë e më cilësore që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas.

“Ajo që shoh me rëndësi është për ti dhënë mundësi studentëve të punësohen drejtpërdrejt, apo të gjejnë mekanizmat e duhur që kryesisht profesioni i freelance i gudës turistike që ka përfitimet e veta, po ka vështirësi pasi puna duhet të jetë e prekshme dhe aty gjatë të gjithë vitit. Kjo është një mungesë që nuk është zgjidhur ende dhe është një shqetësim për t’u gjetur atyre një mekanizëm fitimprurës gjithë vitin”, tha Dorina Xheraj, pedagoge UAMD.

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...