Rowan Atkinson lindi në një familje të klasës së mesme dhe vuajti shumë si fëmijë për shkak të belbëzimit të tij. Ai gjithashtu u tall dhe u ngacmua në shkollë për shkak të pamjes së tij. Ngacmuesit e tij mendonin se ai dukej si një alien. Ai shpejt u vlerësua si tip i çuditshëm dhe u bë një fëmijë shumë i turpshëm. I tërhequr nga turpi, ai nuk kishte shumë shokë, kështu që u përfshi në lëndët shkencore, sipas një prej mësuesve të tij.
“Nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme tek ai. Nuk prisja që ai të ishte një shkencëtar brilant, por ai u provoi të gjithëve se e kishin gabim.”
I pranuar në Universitetin e Oksfordit, ai filloi të binte në dashuri me aktrimin, por nuk mund të performonte për shkak të çrregullimit të tij të të folurit. Ai mori diplomën e masterit në inxhinieri elektrike para se të shfaqej në ndonjë film, ose shfaqje televizive.
Pas marrjes së diplomës, ai vendosi të ndjekë ëndrrën e tij dhe të bëhej aktor, kështu që u regjistrua në një grup komik, por përsëri, belbëzimi i tij e pengoi.
Shumë shfaqje televizive e refuzuan dhe ai ndihej i shkatërruar, por pavarësisht shumë refuzimeve, Atkinson kurrë nuk ndaloi së besuari në vetvete. Ai kishte një pasion të madh për të bërë njerëzit të qeshin dhe e dinte që ishte shumë i mirë në këtë gjë. Ai filloi të përqendrohej gjithnjë e më shumë në skicat e tij origjinale të komedisë dhe shpejt kuptoi se mund të fliste rrjedhshëm sa herë që luante ndonjë karakter. Ai gjeti një mënyrë për të kapërcyer belbëzimin e tij dhe gjithashtu e përdori këtë si frymëzim për aktrimin e tij. Ndërsa studionte për masterin, Rowan Atkinson bashkëkrijoi personazhin e çuditshëm, surreal dhe tani shumë të njohur si Mr. Bean.
Ai pati sukses dhe me shfaqje të tjera, por Mr. Bean e bëri atë të famshëm në mbarë botën dhe pavarësisht të gjitha pengesave që përballoi për shkak të pamjes dhe çrregullimit të tij të të folurit, ai vërtetoi se edhe pa një trup heroik ose një fytyrë hollivudiane, mund të bëhesh një nga aktorët më të dashur dhe të respektuar në botë.
Historia e suksesit motivues të Rowan Atkinson është aq frymëzuese, sepse na mëson se për të qenë të suksesshëm në jetë, gjërat më të rëndësishme janë pasioni, puna e palodhur, përkushtimi dhe kurrë të mos dorëzohesh, pa marrë parasysh ndjenjat dhe dobësitë tona.
Askush nuk lind perfekt. Mos ki frikë! Njerëzit mund të arrijnë gjëra të mahnitshme çdo ditë pavarësisht dobësive dhe dështimeve të tyre. Kështu që mos u dorëzo dhe bëj më të mirën që mundesh me jetën që ke.


