Kepi i Rodonit, një udhëtim drejt tokës së perëndisë ilire të detrave

Date:

Share post:

   Kënaqësi, natyrë, histori dhe aktualitet. Një lojë e fortë ngjyrash, peisazhesh dhe shtigjesh që gjarpërojnë drejt bregdetit përmes një bimësie të harlisur. Këto dhe shumë më tepër: histori që vjen që nga antikiteti, monumente të trashëgimisë kulturore mbi dhe nën ujë, gojëdhëna me perëndi ilire, zhvillime mesjetare dhe kujtesë e mëpasshme historike ofrohen plot bujari nga Kepi i Rodonit. Natyra dhe thirrja për pak paqe, qetësi të fton për të udhëtuar drejt Kepit, që mban emrin e hyut, perëndisë ilire të detit, Redonit, apo Rodonit. Mitologjia vjen e përjetësuar në këtë Kep që ndodhet vetëm 49 km larg Durrësit dhe 58 km larg Tiranës. Dikur vendbanim ilir e më pas pjesë e principatës së Topiajve dhe e rrethit të Durrësit, Kepi i Rodonit është sot në territorin e njësisë administrative Ishëm të bashkisë Durrës. Përveç rrugës tokësore, këtu mund të mbërrish dhe përmes asaj detare falë një skele të portit të lashtë që ende është funksionale. Për ata që janë më të përgatitur fizikisht dhe në kërkim të adrenalinës, udhëtimi me biçikletë në Kep është fantastik, plot aventurë, të papritura që e gjithë zona ofron.

@zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...