Policia Godet Bastet Sportive në Kavajë dhe Manëz

Date:

Share post:

Me fillimin e kampionatit europian, vënia e basteve në lokale të ndryshme ka nisur të aktivizohet sërish. Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Durrës, policia ka goditur këtë fundjavë dy raste të veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit. Dy persona, përkatësisht 18 dhe 54 vjeç, u arrestuan në Kavajë dhe në Manëz të Durrësit, për veprën penale “Organizim ose ushtrim të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, ndërsa pronari i lokalit në Kavajë u procedua penalisht për veprën “vënie në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndonëse më 1 prill ka hyrë në fuqi zyrtarisht ligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, arrestimet vazhdojnë. Sipas burimeve policore, në të dyja rastet subjektet ishin të palicensuara dhe e ushtronin vënien e basteve në mënyrë të kundraligjshme. Ligji parashikon rikthimin e basteve sportive vetëm në formën online, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit, duke licencuar subjekte të cilat plotësojnë kriteret dhe kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive.

@źërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...