Lajmësi nuk ka faj. Rama: Gazetarët nuk kanë detyrim të ruajnë sekretet

Date:

Share post:

Evokohet kanuni në emër të rëndësisë së sekretit hetimor dhe përgjegjësisë për nxjerrjen e tij. Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Konferencën Kombëtare për të drejtën e informimit trajton rëndësinë dhe kuptimin e sekretit hetimor në raport me të drejtën e informimit. Kryeministri thekson se e drejta e informimit nuk përfshin sekretin hetimor teksa solli në vëmendje rastin kur një gazetar u keqtrajtua për nxjerrjen e një sekreti hetimor.

Rama argumenton se gazetarët nuk kanë detyrimin të ruajnë sekretet hetimore pasi ato nuk janë në zotërimin e tyre, por në zotërimin e prokurorëve. Më tej ai thekson se kur një gazetar merr një sekret hetimor, nuk është përgjegjës për ruajtjen e tij, por përgjegjësia bie mbi ata që ia kanë dhënë informacionin. Kryeministri e lidh këtë me një parim të njohur edhe në Kanunin shqiptar, sipas të cilit lajmësi nuk ka faj, por fajtor është ai që e prodhon ose e shpërndan lajmin.

Ai përfundon duke nënvizuar se informacioni që institucionet publike disponojnë, përveç atij që përfshihet në hapësirën e ngushtë të përcaktuar nga ligji si sekret hetimor, është pronë publike dhe duhet të jetë i aksesueshëm për qytetarët.

Deklarata:

“E drejta e informimit nuk është sekret hetimor, përfitoj nga rasti se shoh Avokaten e Popullit për rastin e një gazetari që u keqtrajtua për nxjerrjen e sekretit hetimor. Prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor, pasi nuk i disponojnë. Sekretet i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrim i tij të ruajë atë dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhi lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij është burimi me të cilin duhet të merresh. E them për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me vulë dhe firmë dhe nuk përfshihet në hapësirën e ngushtë që ligji e përcakton, ku hyn edhe sekreti hetimor është pronë publike.”

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...