U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati i kryetarit të bashkisë Himarë! Presidenti pritet të caktojë datën e zgjedhjeve

Date:

Share post:


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Fredi Belerit mandatin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pas dënimit me burg, duke i hapur dritën jeshile zhvillimit të zgjedhjeve të reja. Beleri pritet të ankimojë vendimin, por kryeministria kaq ka pritur për t’iu drejtuar Presidentit me kërkesën për shpalljen e datës së zgjedhjeve të pjesshme.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku ishte i pranishëm dhe Beleri, i dënuar me 2 vite për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit të tij.

Kreu i shtetit Bajram Begaj, sipas Kodit Zgjedhor, pas marrjes njoftim duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës. Ndërkohë brenda 30 ditëve, Beleri ka kohë të ankimojë vendimin e KQZ-së në KAS, ndërsa kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule paralajmëroi se beteja ligjore do të vazhdojë më tej pasi ky vendim sipas tij është i diktuar politikisht.

Ndërkohë ky proces ka nxitur një debat të ri nëse procedura kërkonte që pas dënimit Beleri të shkarkohej dhe të niste procesi për zgjedhjet e reja për kryebashkiak, por për këtë ai duhej të ishte betuar më parë, apo mandati i tij të shpallej i pavlefshëm.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...