Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet, punonjësit e ASHK-së Kavajë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

Date:

Share post:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq pesë persona, përfshirë ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë Seit Cikalleshi. Të akuzuarit kryesorë të institucionit janë shtetasit Dritan Kazazi dhe S. Cikalleshi të cilët përballen me akuzat e ‘Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimit të detyrës’. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet dhe hartat e pronave për të përfituar në mënyrë të padrejtë. Nën akuzë janë dhe përfituesit nga ndërhyrja e kundraligjshme, 

Hetimet, të nisura më 21 tetor 2021, kanë ngritur dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, përkatësisht hartografi Ing. D. Kazazi dhe regjistruesi S.Cikalleshi, kanë falsifikuar dokumentet për një pronë prej 1900 m². Ata dyshohet se kanë ndryshuar destinacionin e pronës nga ullishte në tokë pa frut në vitin 1991, duke përfituar në mënyrë të padrejtë.

Prokuroria akuzon S. Cikalleshin për ‘Shpërdorim detyre’, sipas nenit 248 të Kodit Penal, për regjistrimin e pronës në shkelje të ligjeve në fuqi. Ndërkohë, shtetasi D.Kazazi akuzohet për ‘Falsifikim dokumentesh’, pasi ka hartuar një hartë të pasaktë të pronës, e cila nuk përputhej me dokumentet zyrtare dhe nuk plotësonte kriteret minimale për t’u quajtur dokument zyrtar.

Nga hetimet e kryera rezulton se harta e përpiluar nga D.Kazazi është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. ASHK Kavajë gjithashtu nuk ka dërguar planin e rilevimit, duke përkeqësuar më tej situatën.

Prokuroria e Durrësit deklaron se kërkon të vendosë drejtësi në këtë rast të rëndë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, duke sjellë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...