Martesa plot sharm në Shqipëri: Një përjetim unik për çiftin anglo-pakistanez

Date:

Share post:


Në një kombinim të kulturave dhe traditave, Javiera dhe Hasan, një çift me origjinë nga Pakistani dhe me banim në Angli, zgjodhën Shqipërinë si destinacionin për të kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni fetare. Ceremonia, e mbushur me emocione dhe momente të paharrueshme, u ndoq nga dhjetëra familjarë dhe të afërm që udhëtuan nga Britania e Madhe për t’u bërë pjesë e kësaj dite të veçantë. Grupi i dasmorëve, që përbëhej nga rreth 80 persona, zgjodhi Gjirin e Lalëzit për të pushuar dhe për të festuar fillimin e një jete të re për çiftin. Moti i shkëlqyer dhe plazhet e bukura të Durrësit ofruan një sfond të përsosur për këtë ngjarje të rëndësishme.

Një nga familjarët e dhëndrit shprehu entuziazmin e tij për këtë eksperiencë unike:

“Jemi këtu për një dasmë. Martohet nipi im. Durrësi ishte destinacioni i pushimeve tona. Moti i mirë, plazhi gjithashtu, dhe menduam pse jo. 80 veta morën avionin nga Britania e Madhe dhe erdhën këtu për pushime dhe për dasmën, që po e bëjmë bazuar në traditat tona myslimane dhe imamin shqiptar.”

Ndërsa lidhur me pushimet e tyre për herë të parë në Shqipëri, dasmorët u shprehën:

“Ne po qëndrojmë në Gjirin e Lalëzit dhe është shumë mirë me përjashtim të problemit që kemi me ushqimin. Gjithnjë jemi në kërkim të ushqimit Hallall, nëse kjo do të rregullohet do të vijmë shpesh këtu.”

Ceremonia e dasmës u zhvillua në xhaminë Fatih, apo si njihet ndryshe Xhamia e Vogël në Durrës, një ndërtesë historike e shekullit XVI, e cila me murin mesjetar të kalasë së Durrësit në sfond krijoi një atmosferë të veçantë dhe magjepsëse.

Javiera, nusja e bukur, edhe pse e mbushur plot me emocione, falenderoi për mikpritjen e përzemërt:

“Është e mrekullueshme kjo ditë dhe jo vetëm. Mikpritja dhe gjithçka tjetër janë kaq mbresëlënëse në këtë vend.”

Ceremonia jo vetëm që emocionoi të gjithë të pranishmit, por gjithashtu u mirëprit nga të moshuarit e familjes, të cilët ishin fillimisht skeptikë për zhvillimin e saj larg Pakistanit dhe traditave të tyre. Gjyshja e nuses, e prekur nga ceremonia dhe mikpritja shqiptare, shprehu kënaqësinë e saj:

“Më pëlqeu shumë vërtet. Imami shpjegoi qartë gjithçka, se shumë prej dasmorëve nuk dinë mbi ceremoninë fetare. Jetojnë në Angli. Ndaj jam shumë e kënaqur.”

Kjo dasmë simbolizoi më shumë se një kurorëzim të dashurisë së çiftit; ajo ishte një ndërthurje e bukur e kulturës anglo-pakistaneze me trashëgiminë kulturore shqiptare. Kujtimet e krijuara në këtë ditë të veçantë do të mbeten të paharrueshme për të gjithë dasmorët, duke sjellë më afër kulturat dhe njerëzit në një botë që duket gjithnjë e më e vogël. Festa dhe pushimet vazhduan në Gjirin e Lalëzit, ky çift dhe të afërmit e tyre krijuan kujtime të cilat do t’i mbajnë fort në zemër, duke e bërë këtë përvojë të paharrueshme dhe të veçantë për të gjithë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...