Edhe punëtorët e huaj, pjesë e aksidenteve në punë/ Rasti tragjik në Patos

Date:

Share post:

Një 37-vjeçar humbi jetën në Patos. Incident tragjik u raportua këtë pasdite nga spitali rajonal i Fierit, ku u dërgua pa shenja jete shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç. Viktima ishte punëtor në një kompani që merret me vendosjen e shtyllave të tensionit të lartë dhe po punonte në fshatin Ruzhdije, Patos.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ai ka rënë nga lartësia gjatë punës, gjë që çoi në humbjen e jetës së tij. Policia ka shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Ky rast ngre shqetësime mbi sigurimin teknik në vendin e punës. Ashtu si punëtorêt shqiptarë edhe emigrantët e huaj, përballen me kushte të rrezikshme pune pa mbrojtje të mjaftueshme.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...