Kthimi në atdhe: Fermeri që me pasion po ngre një trashëgimi familjare agroturistike

Date:

Share post:

Në Shijak, ku traditat e vreshtarisë dhe kulinarisë po përtërihen nga një brez i ri, historia e Leonard Çullhajt është një shembull frymëzues për ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre pranë rrënjëve të tyre.

Leonard Çullhaj emigroi në vitin 1999 drejt Toskanës, Itali, ku për vite të tëra punoi me vreshtat e famshme të asaj zone. Aty, ai përfitoi një përvojë të jashtëzakonshme në kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës, duke mësuar teknika dhe sekrete të artit të vreshtarisë. Pas viteve të kaluara në emigrim, ai vendosi të kthehej në fshatin e tij të lindjes, në Kënetë të Gjepalaj.

Leonard Çullhaj tregon përvojën e tij: 

“Kur emigrova në Itali, nuk e dija se një ditë do të kthehesha për të ndërtuar diçka në atdhe. Por përvoja ime në Toskanë, duke punuar me vreshta, më tregoi se mund të bëja diçka të ngjashme edhe këtu. Kur u ktheva vendosa të ngre një vresht dhe të hap një kantinë të vogël vere. Ky ishte vetëm fillimi. Më vonë, vendosëm të hapnim edhe një restorant familjar, ku klientët mund të shijojnë produktet tona të freskëta dhe verën që prodhojmë vetë. E nisëm me pak gjë. Si karrige përdorëm dengjet e barit të thatë, por kuptuam shpejt se njerëzit i pëlqyen shumë dhe kthehen edhe për to, përpos shijes së fshatit.”

Duke sjellë përvojën e tij nga Italia, Leonard ngriti një vresht të suksesshëm dhe hapi një kantinë të vogël vere, ku prodhon verë me cilësi të lartë, duke ruajtur traditat e vreshtarisë së zonës. Suksesi i tij nuk u ndal këtu; ai vendosi të hapë edhe një restorant familjar, ku verërat e tij dhe gatimet tradicionale të zonës shërbehen me krenari.

Historia e Leonardit është një model frymëzues për të rinjtë e zonës, të cilët shohin tek ai një shembull suksesi dhe vendosmërie. Djali i tij, LeoJunior Çullhaj, po ndjek hapat e të atit, duke punuar në fermën familjare dhe duke u përgatitur të fillojë këtë vjeshtë studimet e tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Të punosh në fermën e familjes është një përvojë e pasur që të lidh me traditën dhe të përgatit për të ardhmen. Unë jam krenar që mund të ndjek rrugën e babait tim dhe të çoj përpara atë që ai ka nisur. Ndaj kam vendosur dhe të studioj pêr teknologji ushqimore, kryesisht për pijet alkolike dhe jo alkolike që ta zhvilloj më tej cilësinë e produkteve tona dhe ta kontrolloj vetë atë”, thotë 18-vjeçari Leo Junior i cili punon bashkë me motrën më të vogël.

“Nuk shoh orar në punën time se punoj për familjen. Ka shokë që janë larguar në Itali, Spanjë e kudo, por nuk e mendoj emigrimin. Kush do të punojë e gjen veten dhe këtu”, vazhdon Leo Junior. 

Në përfundim të sezonit, LeoJunior dhe shumë të rinj të tjerë që punuan gjatë sezonit do t’u kthehen studimeve, të pajisur me përvoja dhe aftësi të reja.

Ata kanë vendosur të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, pranë rrënjëve të tyre, si ullinjtë shekullorë që kanë përreth, duke u bërë dhe ata shembull për të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë në zhvillimin personal, familjes dhe atë të zonës ku jetojnë.

Vali QYRFYÇI

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...